Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës pas pranimit të informatave lidhur me dyshimin e bazuar për armbajtës pa leje, sot më dt.19.02.2020 rreth orës 07:00 në fshatin Rracaj të Gjakovës ka ndërmarr dy bastisje në dy lokacione të ndryshme, përcjellë arbresh.info
“Kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse në këto dy lokacione është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit dhe bazuar në Urdhëresën e Gjyqtarit të procedurës paraprake.
Gjatë kontrollit të lokacionit të parë, të shtëpisë së personit D. B ( dl. 21.09.1968) ka gjetur dhe konfiskuar armët si vijonë :
Një (1) pushkë gjysëm automatike kal. 7.62 X35mm me nr. serik 325142 prodhim –Poliqan , Shqipëri
Një (1) Pistoletë me gas nr. serik 1371208
Një (1) karikator ( i pistoletës me gas)
Nëntë (9) fishek kal.NN
Një (1) par dylbi model “KONUS”
Gjatë kontrollit në lokacionin e dytë në shtëpinë e A. B gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar këto armë:
Një (1) pushkë –snajper nr. serik 262773 kal. NN prodhim Kragujevac –Serbi
Një (1) pushkë sportive (ajrore) model “KRAL” me dylbi nr. serik S-57661”, thuhet në njoftimin për media.
Pas intervistimit, dy të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...