Inter planifikon transferimin e dyshes belge

13:06 | 19 Shkurt 2020
Arbresh Info

Inter është duke synuar të transferojë dyshen, Dries Mertens nga Napoli dhe Jan Vertonghen nga Tottenham.

Të dy lojtarëve iu skadon kontrata në fund të sezonit dhe thuhet se dëshirojnë të largohen, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Calciomercato, Inter është i gatshëm të paguajë çfarë do vlerë që kërkon Mertens.

Ndërsa Vertonghen pritet të largohet nga Tottenham dhe te “Neurazurët” shihet si zëvendësuesi i Diego Godin.

Pavarësisht që Godin u transferua vitin e kaluar te Inter mund të largohet në fund të sezonit sepse nuk është duke mundur të përshtatet në Seria A.

Në garë për Mertens është Arsenal ndërsa për Vertonghen disa klubet nga Amerika e Katar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme