Një virtuoze e violinës që kishte tumor në kokë, luajti me violinë për derisa mjekët po e operonin në tru, përcjellë arbresh.info.
E gjithë kjo ngjarje që të lë pa mend, u realizua në Angli.
Mjeku i cili e bëri këtë operacion të jashtëzakonshëm, pastroi tumorin duke i zbuluar pjesët e trurit të cilat pacienti i përdorte gjatë luajtjes me violinë.
Në trurin e virtuozes së violinës Dagmar Turner, 53 vjeçare që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, u zbulua një tumor. E për të hequr këtë tumor të quajtur “agresiv”, në spitalin e Kolegjit King, u realizua një operim i jashtëzakonshëm.
Mjekët vendosën që operimi i 53 vjeçares të bëhej gjatë kohës kur ajo ishte e zgjuar, pasi që ishte konstatuar që tumori gjendej afër zonës së trurit që kontrollon dorën e majtë.
Gjatë këtij operimi që zgjati për 2 orë, mjekët e mbajtën të zgjuar Dagmar Turner, nën anestezi lokale dhe i kërkuan asaj që të luante me violinë. Në këtë mënyrë mjekët përcaktuan se cilat pjesë të trurit po përdorte 53 vjeçja, gjatë luajtjes me violinë dhe pastruan zonat e prekura nga tumori. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...