Barcelona pranon kërkesën e Martinez për rrogën javore, problemi te klauzola

11:05 | 19 Shkurt 2020
Arbresh Info

Barcelona beson se mund ta transferojë në fund të sezonit yllin e Inter, Lautaro Martinez.

Sipas Calciomercato, Martinez që një kohë është në radarin e kampionit të Spanjës, sidomos pas lëndimit të Luis Suarez, transmeton portali arbresh.info.

Klubi blaugranas ka pranuar kërkesën e argjentinasit për ta paguar 162 mijë euro në javë, mirëpo nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën 92 milionë euro.

Raportimet e fundit thonë se Barcelona është duke shpresuar që “Neurazurët” ta zvogëlojnë këtë vlerë.

Martinez këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me tri asistime në Seria A./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme