Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel kishte takim me kryeministrin, Oliver Spasovski, ku tha se NATO po përgatitet për ceremoninë e anëtarësimit të vendit në aleancë.
Stoltenberg uroi ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike në Kuvend dhe para mysafirëve i tregoi vendet ku planifikohet të vendoset shtiza, flamuri dhe pllaka me emrin e Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë e anëtarësimit në aleancë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Spasovskit, sipas njoftimi qeveritar për shtyp, bashkërisht me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, falënderoi për takimin dhe përkrahjen që NATO, vendet anëtare të NATO-s dhe posaçërisht sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg dhanë dritë të gjelbër për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Spasovski potencoi se vendi vazhdimisht zbaton reformat dhe në këtë drejtim është edhe miratimi i Ligjit për Prokurori Publike në Kuvend, me çka u krijuan të gjitha parakushtet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, si përcaktim strategjik.
Maqedonia e Veriut, sipas Spasovskit, mban qëndrimin e përmbushjes së marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë dhe mbajtjes dhe avancimit të marrëdhënieve fqinjësore.
Spasovski ka theksuar miratimin e Ligjit për Mbrojtje dhe Ligjin për shërbim në armatë me çka u kompletuan obligimet e vendit tonë dhe se qytetarët e Maqedonisë presin lajm të mirë nga BE për nisjen e bisedimeve.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...