Google ADS

E shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh, arrestohet 26-vjeçarja në Vlorë

09:47 | 19 Shkurt 2020
Arbresh Info

Një 26-vjeçare ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 26-vjeçarja me inicialet Sh.A., banuese në Fier, ka rënë në pranga pasi falsifikonte letër njoftimet. Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi zyrtar  

Policia Kufitare ka bërë kapjen e shtetases në kërkim Sh.A., 26 vjeçe, banuese në Fier. Ndalimi i saj u bë pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme