Gjatë ditës së djeshme Gjilani dhe e gjithë Kosova u tronditën për vrasjen e cila ndodhi në familjen Bllaca në në lagjen “Bujanina” në komunën e Gjilanit.
Autorja e krimit, sipas hetimeve të para gjatë ditë së djeshme në vendin e ngjarjes, ishte zyrtarja e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, shkruan arbresh.info.
Ajo ka shtënë me armë zjarri nga e cila la të vdekur nënën e saj Hanifen, babain e saj, Zeqirin e po ashtu dy vëllezërit Blerim e Fisnik Bllacën.
Njohësi i sigurisë, Drizan Shala për arbresh.info, ka thënë se çdo kandidat potencial duhet të kalojë një mori procedurash dhe njëra ndër to është edhe kriteri: mjekësor, që kandidatët iu nënshtrohen një mori testimesh nga ana e personelit mjekësor për të vlerësuar gjendjen psiko/fizike të zyrtarit potencial si në PK, e po ashtu edhe në FSK.
Ai po ashtu thotë se që menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, që nga krijimi i saj nuk e kanë paraparë një ri-testim psiko/fizik dhe shëndetësor të zyrtareve të saj, por vetëm te njësitë e specializuara operative ka ri-testime fizike.
“Sipas kritereve të cilët janë të vendosur nga ana e organizatave të sigurisë për përzgjedhjen e personelit, çdo kandidat potencial duhet të kalojë një mori procedurash dhe njëra ndër to është edhe kriteri : mjekësor. Ku përgjatë procesit në fazën e fundit për të shërbyer pastaj si kadet është kriteri shëndetësor ku kandidatet i nënshtrohen një mori testimesh nga ana e personelit mjekësor për të vlerësuar gjendjen psiko/fizike të zyrtarit potencial si në Policinë e Kosovës e po ashtu edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Por menaxhmenti i lartë i PK-së, që nga krijimi i saj nuk e kanë paraparë një ri-testim psiko/fizik dhe shëndetësor të zyrtareve të saj, por vetëm te njësitë e specializuara operative ka ri-testime fizike të cilat ndërlidhen me ato shëndetësore por jo të aspekti psikik për të qëndruar apo transferuar në këto njësi”, ka thënë Shala.
Ai po ashtu ka shtuar se, rasti i ditës së djeshme por edhe rastet e tjera ku zyrtarët kanë kryer vetëvrasje apo vrasje, menaxhmenti në këto raste nuk ka filluar procesin e që të ketë 6 muaj testime psikologjike për njësit e specializuara dhe çdo 12 muaj për njësit patrulluese apo të rendit.
“Rasti i Gjilanit por edhe raste të tjera ku zyrtarët kanë kryer vetëvrasje apo vrasje, menaxhementi nuk e ka konsideruar si të nevojshme që të fillon një proces, ku të ketë çdo 6 muaj testime psikologjike për njësit e specializuara dhe çdo 12 muaj për njësit patrulluese apo të rendit, sepse në kuadër të drejtorisë së përgjithshme ekziston drejtoria për shëndetësi, por e cila nuk ka kompetenca për të kërkuar një veprim të kontrollit psikologjik brenda policisë”, ka shtuar njohësi i sigurisë, Drizan Shala.
Në fund, ai ka shtuar se është mirë që të kërkohet përgjithësi individuale nga niveli i parë, i mesëm dhe i lartë i policisë.
“Është mirë që pas këtij rasti të kërkohet përgjithësi individuale nga niveli i parë, i mesëm dhe i lartë i policisë për një neglizhim të tillë që ka rezultuar me humbje jetrash dhe niveli politik të fillojë që të ketë ristrukturim të krejt policisë se Kosovës”, ka thënë në fund Shala.
Gjatë ditës së djeshme Gjilani dhe e gjithë Kosova u tronditën për vrasjen e cila ndodhi në familjen Bllaca në në lagjen “Bujanina” në komunën e Gjilanit.
Autorja e krimit, sipas hetimeve të para gjatë ditë së djeshme në vendin e ngjarjes, ishte zyrtarja e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, shkruan arbresh.info.
Ajo kishte punuar në Prishtinë, në Qendrën e Thirrjeve dhe se para pesë vitesh është transferuar në Gjilan.
Ajo nga të shtënat me armë zjarri la të vdekur nënën e saj Hanifen, babain e saj, Zeqirin e po ashtu dy vëllezërit Blerim e Fisnik Bllacën.
Një armë zjarri u gjet në dorën e Valdete Bllacës, e cila sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka vrarë nënën Hanifen, babain Zeqirin, dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun, e më pas edhe veten, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, në një konferencë për media ku u deklaruan zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, u tha se dyshohet se zyrtarja policore ka kryer vrasjen me revolen e saj zyrtare të policisë.
Sipas tyre, arsyet që kanë çuar deri te kjo tragjedi ende nuk janë të njohura.
Zyrtarja policore, Valdete Bllaca, e cila dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes dhe veten, ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës që 18 vjet, e po ashtu ajo kishte punuar në Prishtinë, në Qendrën e Thirrjeve dhe se para pesë vitesh është transferuar në Gjilan.
Gjithashtu, sipas Policisë së Kosovës, motivet e këtij rasti ende nuk dihen, e me këtë rast IPK ka suspenduar katër punonjës të Policisë së Kosovës, me arsyetim se ata kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të kësaj familje.
Sipas burimeve të arbresh.info, këta janë zyrtarët që janë suspenduar: komandanti i stacionit policor Alban Ramushi, zëvendës komandanti policor Naser Rrahmani, shefi i operativ i stacionit policor Negovan Mihaljovic dhe një zyrtar i stafit civil emri i të cilit është Xhavit Azizi./E.Ballazhi/Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...