Google ADS

Tragjedia në Gjilan, emrat e zyrtarëve të suspenduar

09:22 | 19 Shkurt 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme Gjilani dhe e gjithë Kosova u tronditën për vrasjen e cila ndodhi në familjen Bllaca në në lagjen “Bujanina” në komunën e Gjilanit.

Autorja e krimit, sipas hetimeve të para gjatë ditë së djeshme në vendin e ngjarjes, ishte zyrtarja e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, shkruan arbresh.info.

Ajo ka shtënë me armë zjarri nga e cila la të vdekur nënën e saj Hanifen, babain e saj, Zeqirin e po ashtu dy vëllezërit Blerim e Fisnik Bllacën.

Viktima: Blerim Bllaca (vëllau i madh)

Viktima: Fisnik Bllaca (vëllau i vogël)

Sipas Policisë së Kosovës, motivet e këtij rasti ende nuk dihen, e me këtë rast IPK ka suspenduar katër punonjës të Policisë së Kosovës, me arsyetim se ata kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të kësaj familje.

Sipas burimeve të arbresh.info, këta janë  zyrtarët që janë suspenduar: komandanti i stacionit policor Alban Ramushi, zëvendës komandanti policor Naser Rrahmani, shefi i operativ i stacionit policor Negovan Mihaljovic dhe një zyrtar i stafit civil emri i të cilit është Xhavit Azizi./E.Ballazhi/Arbresh.info

 

Të ngjashme