Sot gjatë ditës pritet të përfundojë obduksioni i pesë viktimave të familjes Bllaca nga Gjilani.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për Telegrafin se shumica e punës do të përfundojë sot.
“Sot do të përfundojë 90 për qind e punës, ndërsa çka do mbetet do të vazhdohet nesër. Varet edhe nga kërkesa e kryetarit të Gjilanit se kur do të bëhet varrimi”, tha Gërxhaliu për Telegrafin.
Në ngjarjen tragjike që ka ndodhur ditën e martë, dyshohet se një zyrtare policore ka privuar nga jeta prindërit e saj, dy vëllezërit e më pas vetën. E gjithë vrasja është kryer me revolen zyrtare të Policisë së Kosovës, të cilën e kishte poseduar viktima V.B.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadriu, ka konfirmuar se gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes Bllaca.
“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Dyshohet se një zyrtare policore në shtëpinë e saj ka vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas vetën. Nuk mund të japim më shumë detaje. Dyshohet se është revolja zyrtare e Policisë së Kosovës. Nuk kemi informata për motive”, ka thënë prokurori Kadriu para mediave.
Lidhur me rastin, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policor në Gjilan.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se IPK ka rekomanduar të suspendohen komandanti i Stacionit Policor, zëvendëskomandanti i Stacionit Policor, shefi i operativës të Stacionit Policor në Gjilan dhe një zyrtari i stafit civil. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...