Google ADS

Zbresin pasagjerët e parë nga anija e goditur nga virusi

08:30 | 19 Shkurt 2020
Arbresh.info

Pasagjerët e parë kanë nisur të zbresin nga anija lundruese të goditur nga virusi në Yokohama, Japoni pas 14 ditësh karantinë.

Një shpërthim i virusit Covid-19 ka parë të paktën 542 pasagjerë dhe ekuipazh të infektuar në Princesha Diamante – grupi më i madh jashtë Kinës kontinentale, transmeton portali arbresh.info.

Pasagjerët kanë përshkruar situatën e vështirë të karantinës në anije.

Disa kombe janë duke evakuuar qytetarët e tyre nga anija pasi infeksionet vazhdojnë të rriten.

Covid-19 tani ka marrë jetët e 2,004 personave në Kinë, sipas të dhënave më të fundit kineze të publikuara të mërkurën.

Janë regjistruar 74.185 infeksione të konfirmuara në Kinë dhe rreth 700 raste në vende të tjera të globit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme