Rikthehen reshjet, njihuni me surprizat e motit për sot

08:08 | 19 Shkurt 2020
Arbresh.info

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat do të shtohen pasdite ku do të rritet mundësia për reshje gjatë pasdites dhe nesër.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, temperaturat do jenë nga 00ºC deri në 09ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 16ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet deri në 2 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme