Floyd Mayweather nuk është aspak i kënaqur që nuk është zgjedhur sportisti i dekadës dhe që ky çmim i është dhënë yllit të NBA, LeBron James.
Boksier i pamposhtur ka thënë se atij është dashur t’i jepej çmimi i Associated Press, ndërsa për më shumë, beson se ka qenë sportisti më i mirë edhe i dekadës paraprake.
42-vjeçari ka një rekord 50-0 në gjatë karrierës së tij si boksier dhe ka qenë kampion në pesë kategori të ndryshme. Dueli i tij i fundit ishte ai ndaj Conor McGregor në përballjen shumëmilionëshe në gusht të vitit 2017.
“E dua LeBron Jamesin, por kur po flasim për sportistin e dekadës, ai jam unë. Jam unë”, ka thënë Mayweather për Drink Champs.
“Po flasim nga viti 1996 deri në vitin 2020… dhe asnjëherë nuk e kam fituar çmimin e sportistit të dekadës. Në maje të Forbesit dhe jam shef i vetes”, ka shtuar boksieri
“Me shumë sinqeritet, unë jam sportisti i dekadës… edhe në fakt, në dy dekadat e fundit”, ka shtuar boksieri. /Telegrafi/
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...