Aksident në autostradë, lëndohen 4 persona

20:09 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Katër persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku në autostradë në dalë për Suharekë.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë gjithashtu se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 18:00, në autostradë, dalja për Suharekë, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë Kelani./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme