Tyson Fury e ka tallur Anthony Joshua dhe promotorin e tij, Eddie Heran, para rimeçit me Deontay Wilder, duke u thënë atyre të përqendrohen në karrierat e veta.
Hearn e ka përsëritur vazhdimisht se dëshiron që Fury ta mposhtë Wilderin në rimeçin e tyre këtë të shtunë në Las Vegas, sepse, sipas tij, triumfi i britanikut do të hapte rrugë për një meç unifikues me Joshuan, transmeton Gazeta Express.
Derisa Hearn ka dështuar ta caktojë një meç të shumëkërkuar mes Joshuas dhe Wilderit, ai beson se caktimi i një meçi me Furyn do të ishte shumë më i lehtë.
Joshua u ka bërë jehonë komenteve të Heranit së fundmi, por Fury thotë se nuk u kushton vëmendje komenteve të Hearn apo Joshuas dhe u ka bërë thirrje atyre të përqendrohen tek vetja.
“Kurrë nuk u kam kushtuar vëmendje këtyre komenteve në të vërtetë”, tha Fury, katër ditë para rimeçit të shumëpritur me amerikanin Wilder.
“Nëse ata duan që unë të fitojë, atëherë shumë mirë. Nëse duan që unë të humbasë, prapë shumë mirë. Unë e jetoj vetëm jetën time”, shtoi ai.
“Ama u them atyre të mos shqetësohen se çfarë bëj unë. Përqendrohuni në karrierat dhe jetën tuaj. Mendojeni këtë djelmosha: Keni mundur të ishit ju! Keni mundur të ishit ju në Las Vegas për meçin më të madh në 50 apo 60 vjet. Ama nuk jeni, fatkeqësisht, sa të pafat”, u tall Fury.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...