Fillon nxjerrja e pesë trupave të pajetë pas tragjedisë në Gjilan

17:55 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Pas më shumë se 5 orë qëndrimi të pesë trupave të pajetë në shtëpinë e familjes Bllaca pra në vendin ku edhe ka ndodhur krimi ka filluar nxjerrja e trupave të pajetë pas përfundimit të ekspertizës nga Mjekësia Ligjore.

Aktualisht janë nxjerrë vetëm dy nga pesë trupat  e vrarë, shkruan arbresh.info.

Dyshimet  e para thonë se vajza e kësaj familje, pjesëtare e Policisë së Kosovës ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj e më pas edhe vetën.

E kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se dyshimet e para nuk lënë shkaktarë gjendjen sociale të familjes teksa ka thënë se do të të shpallin ditë zie në Gjilan./arbresh.info/

 

Zyrtare: Policja vrau prindërit dhe vëllezërit, e në fund vetën

 

Gjilani në ditë zie për tragjedinë, Haziri: Ishte familje e ndershme

Drejtori i Policisë shkon në Gjilan pas vrasjes së shumëfishtë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme