Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, është shpallur fitues pas disa muajsh vonesë të shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura shtatorin e vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Hava Alam Nuristani, kryekomisionere e zgjedhjeve tha se Ghani siguroi 50,64 për qind të votave duke përmbushur kërkesën minimale.
“Në këtë mënyrë unë e deklaroj Mohammad Ashraf Ghani-n si president të zgjedhur të Republikës Islamike të Afganistanit për pesë vitet e ardhshme”, tha Nuristani.
Më herët, Sediq Sediqqi, zëdhënësi i presidentit, në një konferencë për media tha se masa tjetër për qeverinë është të formojë një ekip gjithëpërfshirës për bisedime me talebanët pas marrëveshjes së pritshme më vonë këtë muaj midis kryengritësve dhe SHBA-ve.
Sipas rezultateve fillestare të shpallura në muajin dhjetor, Ghani në raunin e parë të zgjedhjeve të mbajtura në shtator siguroi 50 për qind plus një votë, duke mos lënë hapësirë për një rivotim në raundin e dytë.
Rivali kryesor i Ghani-t, kryeshefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, u rendit i dyti me 39,5 për qind të votave ndërsa udhëheqësi veteran muxhahedin, Gulbuddin Hekmatyar grumbulloi 3,8 për qind të totalit të votave. Të dy refuzuan rezultatet fillestare.
Në mënyrë të ngjashme, zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 sollën një qeveri të dobët dhe të ndarë të unitetit kombëtar të udhëhequr nga Ghani dhe Abdullah kur vendi erdhi në prag të rrëmujës mes tërheqjes së rreth 100 mijë trupave të huaja.
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...