Google ADS

Ende të paqarta motivet që çuan drejt vrasjes në Gjilan

15:40 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një zyrtare policore mori jetën e katër anëtarëve të familjes si dhe në fund vrau edhe veten. Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Gjilan tronditi gjithë opinionin.

Në vendin e ngjarjes në shtëpinë e familjes Bllaca po vazhdojnë të qëndrojnë Policia e Kosovës dhe të gjithë pjesëtarët e organeve kompetente në vend.

Ndërkaq, më këtë rast u mbajt edhe një konferencë e jashtëzakonshme në vendin e ngjarjes, raporton arbresh.info.

Nënkolonel Remzi Azemi, ka thënë se arma ka qenë e policisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/631274337446073/

“Dyshohet se një zyrtare policore ka vrarë prindërit dhe 2 vëllezërit, e pastaj veten. Ne nuk i kemi informata për suspendimin e saj, në ndërkohë nuk kemi informata. Dyshohet se arma ka qenë e policisë, ka qenë zyrtare aktive e policisë së Kosovës, ne jemi ende në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka shtuar se kanë dalë edhe policia, ekipet e forenzikës, prokuroria, dhe inspektorati i policisë së Kosovës. Ende janë duke u kryer hetimet, është e pamundur të jepen detajet.

“Janë kryer të gjitha veprimet, e në këtë fazë nuk mund të flasim më tutje dhe se zyrtarja është police e stacionit të Gjilanit”, tha ai.

Në fund ai tha se detajet shtesë do t’i bëjnë të ditura me kohë./Arbresh.info

Zyrtare: Policja vrau prindërit dhe vëllezërit, e në fund vetën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme