Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka arritur në Gjilan, në vendin ku sot ndodhi një vrasje e shumëfishtë. Prokuroria e Gjilanit ka bërë të ditur se një police ka vrarë katër anëtarët e familjes së saj dhe në fund veten.
Prokuroria nuk ka njoftuar deri më tani për ndonjë motiv të mundshëm për vrasjen. Tre kombi të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë ardhur në vendin e ngjarjes ku do të bëjnë tërheqjen e pesë trupave të vdekur.
Një ish-zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj, dhe më pas edhe vetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “Bojanina”, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.
Në këtë tragjedi të rëndë i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes Prokuroria thotë se menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/631274337446073/?tn-str=k*F
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës