Policia dhe Prokuroria në konferencë në lidhje me tragjedinë në Gjilan

14:59 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit.

Sipas të dhënave që arbresh.info, i ka siguruar Prokuroria Themelore në Gjilan, bëhet fjalë për vrasje të shumëfishtë ku një zyrtare e policisë Valdete Bllaca ka vrarë 4 anëtarët e familjes së saj dhe në fund vetveten, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për arbresh.info, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth vrasjes së katërfishtë në Gjilan, duke thënë së Prokurori i Shtetit do të dalin në një konferencë për media.

“Prokurori i Shtetit tash del më një komunikatë të shpejtë zyrtare me Policinë, dhe do të njoftoheni, e për momentin nuk kam informata më tepër, e shumë shpejtë do të njoftoheni”, ka thënë Hashani./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme