Policja që dyshohet për vrasjen e shumëfishtë ishte degraduar për shkak të problemeve psiqike

14:28 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Policja, Valdete Bllaca, sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan dyshohet se ka vrarë dy prindërit dhe vëllezërit dhe në fund ka kthyer armën nga vetja, shkruan portali arbresh.info.

Sipas burimeve nga prokuroria ajo ka qenë police e trafikut.

Po ashtu, portali arbresh.info, merr vesh nga burime brenda Policisë së Kosovës, se policja Valdete Bllaca ka vuajtur nga problem psiqike, e sipas këtyre burimeve thuhet se ajo ishte degraduar për shkak të paqëndrueshmërisë psiqike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme