Reinier prezantohet te Reali: Ëndërr e bërë realitet

14:22 | 18 Shkurt 2020
Arbresh Info

Real Madrid ka prezantuar transferimin më të ri në klub, Reinier Jesus.

“Los Blancos” muajin e kaluar e transferuan talentin brazilianin nga Flamengo për 35 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Reinier e ka quajtur transferimin ëndërr e bërë realitet dhe ka falënderuar të gjithë që i kanë ndihmuar.

“Është ditë shumë e lumtur për mua, ëndërr e bërë realitet. Dua të falënderoj të gjithë që më ndihmuan të jem këtu”, deklaroi ai.

Ndërsa presidenti i klubit, Florentino Perez ka thënë se kanë transferuar një ndër lojtarët e rinj më të mirë në botë.

“Lojtarë të pabesueshëm kanë luajtur për këtë klub, kjo është pse ka admirues të klubit. Gjithmonë jemi duke shikuar për të ardhmen dhe sot kemi transferuar një ndër lojtarët e rinj më të mirë në botë”, theksoi Presidenti i “Mbretërve”.

Në prezantimin e brazilianit ishte edhe ish-trajneri i Realit, Santiago Solari dhe trajneri i Real Madrid Castilla, Raul Gonzalez./arbresh.info.

https://twitter.com/realmadrid/status/1229759300685438978

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme