Ky është identiteti i polices që vrau 4 anëtarët e familjes së saj dhe vetën

14:02 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një incident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Gjilanit.

Sipas të dhënave që arbresh.info i ka siguruar Prokuroria Themelore në Gjilan, bëhet fjalë për vrasje të shumëfishtë ku një zyrtare e policisë Valdete Bllaca ka vrarë 4 anëtarët e familjes së saj dhe në fund vetveten.

Si ndodhi ngjarja:-

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje..

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje, transmeton arbresh.info.

Në njoftimin e saj thuhet se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme