Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.
Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje, transmeton arbresh.info.
Në njoftimin e saj thuhet se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë./arbresh.info/
Nënshkruhet marrëveshja prej 12.6 milionë eurosh me KfW për ...
Çitaku: Gjenerali Jackson ishte një nga fytyrat me të cilat ...
Rama: Gjenerali Jackson luajti rol vendimtar në fushatën për...
Elon Musk jep 75 milionë dollarë për republikanët
Dafina Zeqiri “ndërron” profesionin
Policia gjen dhe konfiskon armë zjarri dhe armë të ftohta në...