Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është i lumtur që i sheh ish-skuadrat, Inter dhe Lazio duke ‘luftuar’ për Seria A.
Argjentinasi më herët ka luajtur te dy gjigantët italian dhe ka pranuar se ende i ndjek, transmeton portali arbresh.info.
Simeone tha se është i lumtur që dy skuadrat që i do janë duke garuar me Juventus, i cili ka fituar kampionatin italian për disa vite radhazi.
“Lazio dhe Inter janë duke ia dal shumë mirë. Janë dy skuadrat që i dua shumë”.
“Jam i lumtur që janë duke luftuar me Juventus, i cili ka fituar vazhdimisht për vite radhazi”, deklaroi ai.
Atletico sot (e marte) do përballet me Liverpool në “Wanda Metripolitano”, ndeshje e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...