Google ADS

Kryesia e Kuvendit rifunksionalizon 55 grupe të miqësisë

12:54 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Pas më shumë se 1 orë e 30 minuta ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit.

Në këtë takim ku temë e diskutimit ishin tri pika u diskutua edhe për çështje të tjera.

Pas përfundimit të mbledhjes kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar para mediave se në mbledhje kanë vendosur që t’i rifunksionalizojnë 55 grupet e miqësisë.

“Temat kanë pasur të bëjnë me agjendën ndërkombëtare të Kuvendit të Kosovës. Diskutuam për formulën për ndarjen e këtyre komisioneve dhe po ashtu vendosem të rifunksionalizohen 55 grupe të miqësisë në mënyrë që të zhvillohet diplomacia parlamentare. Të gjitha rajonet e botës janë të përfshira në këto grupe të miqësisë”, tha Osmani./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/608488323273139/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme