Përleshje mes ushtrisë dhe rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, ka të vdekur

12:32 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ushtria ukrainase thotë se forcat e saja në frontin lindor janë sulmuar nga artileria e rebelëve, ku një ushtar është vrarë dhe katër janë plagosur.

Por rebelët e mbështetur nga Rusia thonë se trupat tentuan të kalojnë përmes linjave të tyre dhe kanë rënë në një fushë të minuar, me dy të vdekur e tre të plagosur, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po mbledh një mbledhje të Këshillit të tij të Sigurisë për të vlerësuar sulmin.

Dhuna ushtron presion të ri mbi një marrëveshje të lëkundshme të armëpushimit.

Përleshja, që thuhet të ketë marrë fund, ndodhi në afërsi të Zolote, një fshat i vijës së përparme në rajonin Luhansk të Donbas. Konflikti filloi në 2014.

Rebelët mbajnë pjesën më të madhe të Donbas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme