Google ADS

Sikurse mandatin e kaluar, Avdullah Hoti pa përcjellje dhe veturë shkon në punë

11:49 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, mëngjesin e sotëm është parë duke shkuar në vendin e tij të punës pa mbrojtje institucionale dhe krejtësisht i vetëm.

Pak para orës 08:00, Hoti është parë i vetëm në sheshin “Nënë Tereza”, duke shkuar kah ndërtesa e qeverisë.

Hoti duket se nuk ka pranuar mbrojtje të afërm apo veturë zyrtare për të shkuar në punë, pavarësisht se një gjë e tillë i lejohet plotësisht./periskopi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme