Mblidhet Kryesia e Kuvendit, PDK vendosë të marrë pjesë

11:20 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Në këtë mbledhje për dallim nga herët e kaluara pjesëmarrës janë edhe nga PDK-ja.

Mbledhja tashmë ka filluar dhe pikë e rendit të ditës janë propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, raporton arbresh.info.

Ndërsa pikë e dytë është propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit në organizata ndërkombëtare.

E si pikë e tretë do t’i lihet hapësirë shqyrtimit të kërkesave të mundshme.

Mbledhja është duke u mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa pas përfundimit pritet deklarimi para mediave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme