Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë – Serbi.
Arben Gashi, nga grupi Parlamentar i LDK-së, ka thënë se tarifa është problem që është përdorur nga qeveria e kaluar, e në këtë proces Serbia humbi ato para, por më shumë rriti inflacioni për 2%.
“Sa i përket bisedimeve me Serbinë, e sipas raportit është delikate. Tarifa është problem që është përdorur nga qeveria e kaluar, është e vërtetë se në këtë proces Serbia humbi ato para, por më shumë rriti inflacioni për 2%. Ne po shqyrtojmë tarifën, për ti dhënë shanse bashkësisë ndërkombëtare, që në mënyrë të vendoset reciprociteti, e mos të pengohen marrëdhëniet nga Bashkimi Evropian, “Serbia nuk njeh Kosovën, e as Kosova nuk njeh Serbinë”, e duhet të ketë reciprocite”, ka thënë ai.
Gashi po ashtu tha se në dialog nuk diskutohen kufijtë e Kosovës dhe Serbisë, nuk diskutohet e drejta kushtetuese.
“Në atë dialog nuk diskutohen kufijtë e Kosovës dhe Serbisë, nuk diskutohet e drejta kushtetuese, do të diskutohet serbët në Kosovë, mund të diskutohet se si mund të akomodohen interesat e përbashkëta, interesat reciproke, e jo në dëme të Kosovës. Tarifa kufitare është një instrument të Kosovës, e jo që mund të dëmtoj interesat e Kosovës”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/861357980991987/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...