Shala: Mbetemi tek taksa, nuk e kemi të qartë koalicioni çfarë dëshiron të bëjë

10:49 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se ende nuk e kanë të qartë se çfarë dëshiron të bëjë koalicioni i tashëm qeverisës, për këtë ata vazhdojnë ta mbështesin taksën e vendosur.

Këto komente i bëri ai gjatë një tryeze diskutimi të organizuar nga KDI rreth dialogut Kosovë-Serbi, raporton portali arbresh.info.

“Kemi qenë dakord që të bëhet taksa si një element për ndalimin e lobimit për çnjohjen nga Serbia, qëndrojmë prapë ende aty tek taksa ku kemi mbet, sepse nuk e kemi të qartë se çka dëshiron të bëjë koalicioni i tashëm me bisedimet. A dëshiron taksë apo reciprocitet”, u shpreh Shala.

Ndërkohë qeveria e kryesuar nga Albin Kurti ka paralajmëruar heqje të taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake, por që do ta zëvendësojë paraprakisht me reciprocitet./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/861357980991987/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme