Komisioni Evropian e përsëriti qëndrimin se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin sa më shpejt duke marrë parasysh se i përmbushën kushtet për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Brukseli shpreson se ky hap mund të ndodhë para Samitit të BE-së të BE-së dhe Ballkanit perëndimor në Zagreb.
Zëdhënësi i eurokomesarit për Zgjerim Oliver Varhelyi, Ana Pisonero, dje theksoi se Komisioni Evropian mban qëndrimin se dy vendet i përmbushin kriteret për nisjen e bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Komisioni mban qëndrimin që ta nisen bisedimet sa më shpejt, për shkak se këto dy vende bënë gjithçka që u është kërkuar prej tyre dhe vazhduan me reformat”, tha Pisonero.
Ajo shtoi se Komisioni Evropian dëshiron që nisja e bisedimeve të ndodhë para samitit të Zagreb.
Ndryshe, më herët kryetari i Francës, Emmanuel Macron më herët tha se nëse rezultatet e raporteve të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë pozitive, ai do të përkrahë bisedime për këto vende.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...