Një foshnje, i cili u shpall i vdekur 3 herë, u gjet duke marrë frymë nga prindërit brenda në arkivol, duke bërë që për ngjarjen të nisin hetimet.
I porsalinduri u dyshua se humbi jetën gjatë lindjes, në javën e 27 të shtatzënisë, më 8 Shkurt. Por prindërit e tij u tronditën, kur zbuluan se po merrte frymë, disa orë më vonë. Kreu i spitalit tha se ishte një “mrekulli”, pasi sipas tij, tre kontrolle të bëra ndaj fëmijës, konfirmuan se ai ishte vdekur.
E gjithë ngjarja e pazakontë, sipas asaj që shkuan e përditshmja “Mirror”, ndodhi në Santa Cruz, në lindje të Bolivisë.
Autoritetet atje mësohet se kanë nisur një hetim për ngjarjen, pas dyshimeve të neglizhencës mjekësore ndaj të porsalindurit. Megjithatë drejtori i spitalit insiston se kemi të bëjmë me një “mrekulli”.
“Bebja lindi pa shenja jete, kështu që ishte një vdekje e fetusit. Doktorët kontrolluan sërish dhe situata ishte e njëjtë. Një orë më vonë, ata e kontrolluan edhe një herë tjetër dhe diagnoza ishte po e njëjta. 2 orë më vonë, bebja u kontrollua sërish dhe u konfirmua sërish i vdekur. E vetmja gjë që mund t’ju them të gjithëve është se ishte një mrekulli”, tha kreu i spitalit Federico Urquizo.
Sipas mediave lokale, një komitet i spitalit konkludoi se bebja kishte vdekur, por u rikthye në jetë 2 orë më vonë. I vogli, i quajtur Dhilan Daren ndodhet aktualisht në spital, në kujdes intensiv.
Babai i tij, Richard Jurado u tregoi gazetarëve certifikatën e firmosur të vdekjes dhe tashmë ka bërë kërkesë për certifikatë lindjeje. Ai u takua me prokurorin e çështjes, Lorgio Viveros, i cili do të marrë në pyetje stafin mjekësor gjatë ditëve në vijim. Hetimet për ngjarjen vijojnë.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve