Google ADS

Japonia synon ta luftojë koronavirusin me ilaçe kundër HIV-it

09:31 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Autoritetet japoneze kanë planifikuar t’i testojnë ilaçet kundër HIV-it për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus pas rritjes së numrit të rasteve. Përhapja e virusit të ri në shtetin që ndodhet afër Kinës po i rrezikon ekonominë dhe shëndetin publik.

Zëdhënësi kryesor i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga, tha se ekzekutivi është duke bërë përgatitje që periudha testuese e përdorimit të ilaçeve kundër HIV-it për trajtimin e rasteve të koronavirusit të fillojë sa më shpejt që është e mundshme.

Deri të hënën, në Japoni janë konfirmuar 520 raste të koronavirusit. Në mesin e tyre janë 454 persona që ndodheshin në anijen “Diamond Princess”, e cila është vendosur në karantinë.

Mediet lokale raportuarin se të martën janë konfirmuar edhe tri raste të reja në prefekturën Wakayama, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përhapja e koronavirusit i ka shtyrë autoritetet që t’i kufizojnë tubimet publike, ndërsa disa kompani kanë kërkuar nga punëtorët që të punojnë nga shtëpia.

Në Tajlandë, mjekët kanë thënë se kanë shënuar sukses në trajtimin e disa rasteve të koronavirusit përmes kombinimit të ilaçeve kundër gripit dhe ato kundër virusit HIV.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme