Para se të bëhej Albin Kurti kryeministër i Kosovës, në një paraqitje të tijën LIVE në Facebook, i pyetur se a do të pranonte të udhëtonte me vetura zyrtare e xhipa, pati thënë se ata xhipa janë për “prokurorët e gjyqtarët”.
Pas marrjes së mandatit si kreu i ekzekutivit, Albin Kurti po udhëton sipas protokollit të sigurisë së kryeministrit të Shtetit.
Edhe pse ai ishte kundër, para banesës së tij shihen xhipa të parkuar duke pritur dhe mbrojtja e afërt duke e ruajtur kryeministrin.
Sipas njohësit të politikave në vend, Drizan Shala, kryeministri është i obliguar me ligj që të pranojë ofrimin e sigurisë nga ana e Policisë së Shtetit.
“Kryeministri aktual është i obliguar ligjërisht të pranojë ofrimin e sigurisë nga ana e Policisë se Shtetit për faktin që pas betimit personi përfaqëson institucionet e vendit”.
Sipas Shalës të gjitha këto veprime janë për sigurinë personale të kryeministrit.
Në lidhje me protokollin e sigurisë se Kryeministrit kjo çështje është e rregulluar me ligj dhe udhëzimeve administrativ dhe PSO (Procedura Standarde Operative të Policisë )./arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit