Google ADS

Messi fiton çmimin Laureus, por e ndan bashkë me Hamiltonin

07:20 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

“Laureus” i ka ndarë çmimet për më të mirët, por vendi i parë kësaj radhe ka shkuar për dy persona.

Lionel Messi është vlerësuar me çmimin Laureus si sportisti më i mirë i vitit 2019, por i duhet ta ndajë këtë çmim special me kampionin e botës në Formula 1, Lewis Hamilton.

Për herë të parë në historinë 20-vjeçare të këtij eventi çmimi u është dhënë dy sportistëve.

Messi bëhet sportisti i parë që luan në një sport kolektiv pra në një lojë skuadre që fiton çmimin “Laureus”.

Argjentinasi ka pasur sukses me Barcelonën, ndërsa Hamilotn me Mercedesin e tij e ka fituar vendin e parë në Formula 1.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme