Erion Veliaj tregon pse u anulua takimi me kryeministrin Kurti

22:25 | 17 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka treguar se pse nuk e takoi kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti kur ky i fundit vizitoi Tiranën në vizitën e tij të parë që pas marrjes së detyrës.

Veliaj tha se takimi nuk mundi të realizohej, për shkak të agjendës së ngjeshur të kryeministrit dhe agjendës së vetë kryebashkiakut, i cili atë ditë kishte shumë aktivitete të parashikuara për 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet.

“Ishte një takim i parë kortezie. Ne kishim 100-vjetorin e Tiranës, me një ngarkesë të jashtëzakonshme, kurse ai pati disa takime, ku disa nuk përfunduan në orar, kështu që ndodhi për mospërputhje agjendash”, tha Veliaj në News24.

Por, Veliaj siguroi se takimi do të zhvillohet në një moment tjetër.

“Jam i sigurt se do kemi një mundësi tjetër. Ajo që mendoj është që për një takim të parë kortezie, ndoshta i organizuar pak me ngut, janë gjëra që falen, kështu që nuk ka asnjë hatërmbetje”, tha Veliaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme