Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sonte në marshin e organizuar nga partia e tij, para gjykatës tha se tani radhën për veprim e ka gjyqësia.
Ai ju bëri thirrje gjykatësve dhe prokurorëve të ndërmarrin përgjegjësi, pas miratimit të Ligjit të ri për Prokurorinë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tani gjyqësia e ka radhën, për këtë arsye jemi sonte këtu, ecim për drejtësi. Të gjithë lëndët do të kenë epilog gjyqësor. Të akuzuarve do t’u gjykohet në bazë të dëshmive, për çfarë indikacione ishin bombat. Nuk ka amnisti të fshehur për askënd. Populli ynë është i etur për drejtësi, për drejtësi të shpejt, për drejtësi juridike”, tha Zaev.
Ndryshe, sot LSDM me moton “Hapërojmë për drejtësi” organizoi marsh, ndërsa premtuan se do të ketë drejtësi dhe liri.
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...