Google ADS

Zbuloni çfarë i bën koronavirus trupit

21:29 | 17 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Shumë gjëra janë të panjohura për koronavirus që tashmë ka përfshirë në masë Kinën, por një gjë është e sigurtë, sëmundja mund të hidhet si një stuhi në trupin e njeriut.

E tillë ka qenë natyra e koronaviruseve zoonotikë të së kaluarës, ato që u ngjiten kafshëve te njerëzit si SARS dhe MERS. Për dallim nga kushërinjtë e tyre që shkaktojnë ethe, koronavirus mund të shkaktojë temperaturë në tërë trupin e njeriut, transmeton portal arbresh.info

Kjo ndihmon të theksohet se pse epidemia ka vrarë më shumë se 1,500 njerëz, duke e tejkaluar numrin e të vdekurve nga SARS.

Rastet e konfirmuara që janë prekur nga virusi janë më shumë 60 mijë. Kjo kërcim pasqyron një ndryshim në mënyrën se si autoritetet kineze po diagnostikojnë infeksionet në vend të një zhvendosjeje masive në fushën e shpërthimit.

Në vend që të presin që pacientët të testojnë pozitivisht për virusin, diagnozat tani përfshijnë këdo që skanimi i gjoksit të cilit zbulon modelin dallues të pneumonisë COVID-19.

Pas shpërthimit të SARS, Organizata Botërore e Shëndetit raportoi se sëmundja sulmon në mënyrë tipike mushkëritë duke u ndarë në tre faza: përsëritje virale, hiperreaktivitet imunitar dhe shkatërrim pulmonar.

Në ditët e para të infeksionit, koronavirusi pushton qelizat e mushkërive, të cilat më pas krijojnë mukozë.

Të nxitur nga prania e një pushtuesi viral, trupat tanë rriten për të luftuar sëmundjen duke përmbytur mushkëritë me qelizat imune për të pastruar dëmtimet dhe riparuar indet e mushkërive.

Gjatë prekjes së trupit me koronavirus, sistemi imunitar dobësohet dukshëm, duke shkaktuar kështu përshpejtimin e shkatërrimit të trupit të njeriut.

Koronavirusi mund të shkaktojnë probleme edhe në sistemet e tjera të trupit, për shkak të reagimit hiperaktiv të imunitetit.

Tjera shenja të sëmundjes janë: enzimat e ngritura të mëlçisë, numërimin e qelizave të bardha të gjakut dhe trombocitet, dhe presionin e ulët të gjakut. Në raste të rralla, pacientët kanë vuajtur nga dëmtimi akut i veshkave dhe arrest kardiak.

Njerëzit mbështeten në sistemin tonë imunitar për të mbajtur trupin në formë kur përballemi me ndonjë kërcënim. Por gjatë një infeksioni koronavirus të arratisur, kur sistemi imunitar hedh citokinat në mushkëri, që në mënyrë figurative mund të ngjajë me një sulm me raketë.

Në rastin e koronavirusit, trupi nuk synon vetëm qelizat e infektuara, por edhe indet e shëndetshme.

Koronavirusi më së shumti prek veshkat, të cilat për shkak të temperaturës nuk funksionojnë si duhet.

Sipas mjekëve në Kinë, koronavirus prek pothujase të gjitha organet e trupit, duke shkaktuar kështu një mosfunksionim në masë të gjërë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme