Google ADS

Haradinaj takon bashkëluftëtarët në 12 vjetorin e Pavarësisë

20:37 | 17 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka qëndruar në Loxhë të Pejës bashkë me bashkëluftëtarët e tij.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se kanë evokuar kujtimet nga tri betejat, shkruan arbresh.info.

“Sonte në Loxhë të Pejës, i nderuar që isha në mesin e bashkëluftëtarëve për festën e Pavarësisë, në darkën tradicionale.
Evokuam kujtime nga tri betejat e lavdishme, tregimet për Dëshmorët dhe heroizmin e tyre, si dhe të gjallët që po përballen me ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë.
Gjithmonë në festa u bashkofshim!”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme