Mark Zuckerberg ka thënë se një rregullim i mirë mund ta dëmtojë biznesin e Facebook-ut në një afat të afërt.
Drejtori i Përgjithshëm i Facebook ka diskutuar për rregullimin e platformave të mediave sociale si Facebook, madje se si duhet të duket ky rregullim.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zuckerberg viziton Brukselin, pasi Bashkimi Evropian planifikon të prezantojë rregulla të reja në lidhje me rregullimin e inteligjencës artificiale.
Zuckerberg në një artikull të Financial Times ka thënë se ky ndryshim do të jetë i mirë për të gjithë, gjithashtu edhe për ne.
“Këto janë probleme që duhet të rregullohen dhe prekin industrinë tonë në tërësi. Nëse nuk krijojmë standarde që njerëzit mendojnë se janë legjitime, ata nuk do t’i besojnë institucioneve madje as teknologjisë”, ka thënë Zuckerberg.
“Nëse ky rregullim e bën më të vështirë për kompanitë më të vogla, të ndajnë të dhëna dhe të përdorin këto mjete, kjo mund t’i dëmtojë ata në mënyrë disproporcionale dhe të përfitojnë pa dashje ndërmarrjet më të mëdha”, ka shtuar ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...