Kryeministri Oliver Spasovski në kuadër të programit për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, që e organizon Komisioni Evropian, realizoi takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në takimin, ku Spasovskin e ka shoqëruar edhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen uroi për miratimin e Ligjit për Prokurori Publike, si dhe të gjitha ligjet tjera reformuese, të miratuara para shpërbërjes së Kuvendit, dhe miratimin e tyre e vlerësoi si vendime të guximshme të deputetëve në Kuvend, Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Miratimi i këtyre ligjeve, si dhe të gjitha më parë reformuese që i miratoi Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, janë impresive në realizimin e reformave dhe i plotësojnë pritjet e larta që i ka vendosur Komisioni Evropian”, u tha pas takimit.
Siç njoftojnë nga qeveria, në vazhdim të takimit u bë fjalë për raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit në fillim të marsit të vitit 2020, dhe se pritet me këtë raport dhe me metodologjinë e re të bëjë hap përpara në përparimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Spasovski në takimin me kryetaren e KE-së, e theksoi përkushtimin e Qeverisë në zbatimin e reformave dhe në implementimin e Marrëveshjes nga Prespa dhe të Marrëveshjes me Bullgarinë, të cilat janë me rëndësi të posaçme për ardhmërinë e shtetit.
Ai theksoi se Qeveria, Kuvendi dhe qytetarët kanë bërë gjithçka që duhej për periudhë të shkurtë dhe se tani presin, në kohë sa më të shpejtë, BE-ja t’i marrë vendimet e duhura për fillim të negociatave sipas metodologjisë së re./telegrafi
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...