Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit të shkuar (26 nëntor) ka kaluar çdo pritshmëri.
Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë.
“Kemi dëshmuar solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë sot, kemi mbledhur forca dhe kemi arritur të mbledhim 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë. Kjo është një përpjekje e përbashkët, falënderoj çdo donator. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar. Kryeministër shpresoj që të nisni të vendosni gjërat në lëvizje, të mund të ndryshoni kushtet në terren, ne sërish jemi aty për ju”, u shpreh Oliver Varhelyi, komisioner për zgjerimin./TCH
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare