Pamje që tregojnë se si stuhia Dennis shkund tragetin

18:29 | 17 Shkurt 2020
Arbresh.info

Disa pamje dramatike thuhet se tregojnë një traget që lëkundet anash, ndërsa po përballej me erërat e forta dhe valët e dhunshme nga stuhia Dennis.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë se si trageti CalMac u “shkund” nga erërat 80 km/h në mëngjes ndërsa u përpoq të gjente portin në Androssan Harbour, Skoci, të premten.

Madje, siç thuhet më tej, ekuipazhi dhe autoritetet e portit u detyruan të ndërmarrin veprime shtesë gjatë incidentit – pasi e kishin shumë të vështirë për ta vënë nën kontroll tragetin.

Stuhia Dennis po vazhdon të përplasë Britaninë e Madhe dhe vetëm rreth orës 11 të ditës së diel raportohet se pati 250 paralajmërime për përmbytje.

https://youtu.be/fFWmi8PDHEw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme