Jason Davis, i njohur më shumë si zëri i Mikey Blumberg në serialin e animuar të Disney “Recess” ka vdekur në Los Angeles në moshën 35-vjeçare.
Nëna e tij, Nancy Davis Rickel, konfirmoi lajmin e trishtuar në një prononcim për The Hollywood Reporter.
“Me zemër të thyer po ndaj lajmin më të hidhur në jetën time se djali im Jason Davis ka vdekur këtë mëngjes në Los Angeles”, ka thënë ajo.
“Ai ishte një shpirt i tillë i kujdesshëm për të gjithë ata që e njihnin. Ai i donte miqtë dhe familjen e tij mbi të gjitha. Ne kërkojmë sa më shumë privatësi deri sa të kalojë ky moment trishtues”, vazhdon më tej e ëma e Jason.
Shkaqet e vdekjes së tij janë akoma të panjohura, megjithëse një kohë luftoi me substanca narkotike.
Përveç në “Recess”, Davis u shfaq edhe në “Dave’s World” dhe “Roseanne” kur ishte fëmijë. Ai vazhdoi të ketë role në filma të mëdhenj si “Rush Hour”, “Beverly Hills Ninja” dhe “Mafia”.
Jason ka lënë pas dy vëllezërit, Brandon dhe Alexander, si dhe dy motrat Isabella e Mariella Rickel. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...