Barcelona mohon të këtë punësuar kompani për të dëmtuar reputacionin e legjendave të klubit

18:02 | 17 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në ditën e sotme, Barcelona u lidh me një skandal, ku mediat e këtij vendin e lidhnin me kompaninë “I3 Ventures”, që sipas tyre ishte paguar nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu për ta lartësuar punën e tij dhe për të sulmuar legjendat e klubit dhe ata që e kundërshtonin atë, por klubi i ka mohuar me ngulm këto akuza.

Ky është episodi i fundit i një krizë jashtë fushës, që e ka ngulfatur Barcelonën.

Pas mosmarrëveshjeve publike mes Eric Abidal dhe Lionel Messi që pasqyrojnë një ambient pune të thyer, tani në skenë del edhe ky skandal.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën pasdite, klubi mohoi çdo akuzë të tillë, që ata urdhëruan një fushatë në mediat sociale dhe ka paralajmëruar veprimit juridik.

Klubi e pranon që ata kontraktuan shërbimet e “I3 Ventures” për të monitoruar ato që thuhet për klubin në rrjetet sociale, të jenë ato pozitive apo negative, por ata pretendojnë se këtë e bën vetëm thjesht për të siguruar reputacionin e tyre.

Klubi ka dal me një deklaratë për këtë gjë:

Pas informacionit të publikuar sot në lidhje me marrjen në punë të një kompanie të dedikuar për krijimin e llogarive dhe të opinioneve në rrjetet sociale për të dekurajuar imazhin e palëve të treta që lidhen direkt ose indirekt me klubin, FC Barcelona:

1. Mohon me forcë çdo marrëdhënie dhe, madje edhe më shumë, për kontraktimin e shërbimeve të lidhura me llogaritë e rrjeteve sociale që kanë përhapur mesazhe në lidhje me çdo person, entitet ose organizatë.

2. I3 Ventures, partner i klubit, nuk ka asnjë lidhje me këto llogari, dhe nëse provohet ndonjë lloj marrëdhënieje, atëherë klubi do të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet dhe do të ndërmarrë veprime të duhura ligjore.

3. Po kështu, FC Barcelona konfirmon se ka kontraktuar shërbime të monitorimit në rrjetet sociale në mënyrë që të jetë e vetëdijshme për mesazhet pozitive dhe ato negative për të cilat klubi është subjekt.

4. Me marrjen në punë të këtyre shërbimeve, klubi siguron mbrojtjen e reputacionit të tij, si dhe atë të atyre që lidhen me klubin.

5. Klubi kërkon largimin e menjëhershëm të informacionit të shpërndarë dhe rezervon të drejtën të ndërmarrë veprime të duhura ligjore kundër atyre që vazhdojnë të lidhin klubin me këtë lloj praktike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme