Google ADS

BE jep 100 milion euro për dëmet e tërmetit

17:11 | 17 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në konferencën e donatorëve që po mbahet në Bruksel, ka marrë fjalën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von de Leyen e cila është shprehur se BE do të japë 100 milion euro për Shqipërinë.

Duke mos përfshirë 15 milionët që ka dhënë KE.

Ursula von de Leyen:

“Ne kemi dëgjuar histori që të prekin zemrën nga kjo tragjedi. Kjo është një histori dhimbje dhe histori shërimi. Kjo pjesëmarrje dëshmon se ne jemi në krahun tuaj. Solidariteti shpëtoi jetë njerëzish nga kjo tragjedi shqiptare. Nevojat e Shqipërisë janë të mëdha dhe urgjente. Sot ne jemi këtu të dëshmojmë dhe të marrim angazhimet tona për popullin shqiptarë. Ne bashkë duhet ta bëjmë Shqipërinë më të fortë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme