Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka garantuar lojtarëve se do të qëndrojë në “Etihad”.
Ka shumë spekulime të shumta që e lidhin teknikun spanjoll me kalimin në Juventus, sidomos dënimi për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për dy vitet e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Por, Guardiola ka thënë se edhe nëse kthehen në Ligën e Dytë, prapë se prapë do qëndrojë të gjiganti anglez.
“Në çfarë do lige që të jemi, do qëndrojë këtu. Edhe nëse na kthejnë në Ligën e Dytë, do jem këtu. Kjo është koha të qëndrojmë se bashku”, deklaroi ai.
Guardioles i skadon kontrata në fund të sezonit 2020/21 dhe asnjëherë si trajner nuk e ka thyer kontratën.
Thuhet se pos Guardioles, as Raheem Sterling nuk do largohet nga “Etihad” pavarësisht që mbetet i lidhur me transferimin në Real Madrid./arbresh.info.
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...