Real Madrid është i gatshëm ta lejojë mesfushorin, James Rodriguez të largohet nga klubi.
Kolumbiani pritej që këtë sezon të shkëlqente nën urdhrat e Zinedine Zidane, por nuk ia doli të hyjë në formacionin e këtij të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Pas dy viteve huazim te Bayern, Rodriguez u rikthye në Spanjë por ka dështuar të tregojë kualitetin gjatë sezonit.
28-vjeçari ka bërë vetëm 13 paraqitje duke shënuar vetëm një gol dhe kontribuar me dy asistime.
Sipas Don Balon, “Galaktikët” janë të gatshëm ta shesin kolumbianin, por duan 40 milionë euro.
Më së shumti interesim për Rodrgiuez është duke shfaqur Valencia./arbresh.info.
Lansohet projekti “Mendjet për Paqe”, ofron mundësi trajni...
Nënë e bijë gjenden të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatin...
Shqiptaro-amerikanët në Miçigan dhe zgjedhjet presidenciale
Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor miratojnë Deklaratën ...
Bordi i RTK-së zgjedh kryesinë e re
Grupi Parlamentar i AAK-së i kërkojnë ambasadorit të BE-së h...