Thaçi, Kurti e Osmani nuk koordinojnë agjendën në lidhje me FSK-në

11:53 | 17 Shkurt 2020
arbresh.info

Hashim Thaçin, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani nuk kanë koordinuar agjendën e Pavarësisë.

Derisa kryeministri Kurti dhe kryeparlamnetarja Osmani kanë planifikuar që së bashku të zhvillojnë të gjitha aktivitetit, presidenti i vendit, do të zhvillojë aktivitetet për nder të kësaj dite i vetëm.

Fillimisht, është bërë e ditur se Osmani dhe Kurti do të vizitojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës, së bashku në ora 12:00.

Ndërkaq, Thaçi katër orë më vonë, do të ju drejtohet vetëm ushtarëve të FSK-së.

“Në orën 16:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së”, është bërë e ditur në agjendën e nisur nga presidenca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme