Anëtarë të një grupi të ekstremit të djathtë, të arrestuar në Gjermani, planifikonin sulme kundër xhamive, politikanëve dhe azilkërkuesve, raportojnë mediat lokale.
Dymbëdhjetë vetë, që dyshohet se i përkasin grupit “Der harte Kern”, u arrestuan të premten.
Sipas gazetës Welt am Sonntag, një tjetër person, që besohet se është pjesë e grupit, është në arrati.
Grupi thuhet se është takuar përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp dhe ka formuar organizatën, shtatorin e kaluar.
Sipas raporteve të shtypit, hetuesit janë kontaktuar nga dikush që ka depërtuar në grup.
Gjatë bastisjeve, autoritetet raportohet të kenë gjetur edhe armë dhe materiale që mund të përdoren për të prodhuar bomba në shtëpi.
Gjermania po përballet me rritje të mbështetjes për ekstremin e djathtë, sidomos në lindjen ish-komuniste të vendit./rel/
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...